Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos në kategorinë deri 52 kilogramë, ku ishte bartëse e parë.
Në finale u mposht nga francezja Amandine Buchard, që ishte bartësja e dytë dhe medalistja olimpike, botërore e evropiane.
Finalja ishte e fortë, ndërsa u dominua nga Distria. Ajo kishte iniciativën vazhdimisht dhe kërkoi hedhjen.
Në kohën shtesë, kur Buchard kishte dy dënime, një situatë në dukje e parrezikshme, vendosi fituesen.
Buchard përfitoi nga lufta në dysheme dhe me mbajtje siguroi fitoren dhe medaljen e artë.
Krasniqi tani numëron pesë medalje evropiane, ku ndër to një të atë, dy të argjendta dhe dy të bronzta.