Një lajm shumë i mirë për Kosovën. Për herë të katërt Distria Krasniqi ka fituar titullin e kampiones së Evropës.
Distria fitoi të artën në Evropianin që të enjten nisi në Tbilisi të Gjeorgjisë. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, 30-vjeçarja e mposhti francezen Amandine Buchard.
Të premten garojnë Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Dardan Cena.









