Kryeministri Albin Kurti raportoi në kuvend ditën e sotme lidhur me draft-statutin e propozuar nga ana e Bashkimit Europian. Ai tha se në këtë draft-statut ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës. Kurti renditi disa arsye se përse e ka pranuar këtë draft-statut.
“Si udhëheqës i qeverisë dhe si politikan dua të them një këndvështrim politik për draftin. E para drafti në vlerësimin tim politik e ndërpret trashëgiminë mos njohëse në Republikën e Kosovës, që ishte çimemtuar në marrëveshjen e vitit 2013-2015.
Në gjykimin tim politik, drafti ka një qartësi sa i përket njohjes së Republikës së Kosovës si një shtet i pavarur, në të cilën serbët do të jetojnë në përputhje me aspiratat multietnike të kushtetutës dhe pa qëllim tjetër dëmtues, minues për republikën në njohjen e shtetit sovran dhe të integritetit territorial.
E dyta, drafti e bën të qartë që mekanizmi që do të themelohet do ketë karakter koordinues dhe bashkëpunues. Pra nuk do i paragjykoj dhe as do të ndërhyjë në kompetencat e pushtetit publik të komunave të organeve e qendrore.
E treta, drafti mbyll hapësirën e përdorur nga Serbia që serbëve në Kosovë t’i projektojë një të ardhme jashtë kufijve e të Kosovës, apo në mosnjohje të kufijve e të Kosovës e rrjedhimisht ata të jetojnë me ndjenjën imponuese nga Beogradi për një luftë të re” tha Albin Kurti.
LIVE-Kurti në Kuvend: Marrëveshja, njohje de facto nga Serbia