Ka nisur këtë të premte stërvitja ushtarake “StrongBalkan23”, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar disa foto të ushtarakëve ku tregon se stërvitja do të bëhet bashkë për Forcat Speciale të 8 vendeve të Ballkanit.
Synimi i kësaj stërvitje është rritja e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.
“Nis stërvitja Strong Balkan 23, e cila zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Forca Speciale nga 8 vende të Ballkanit do të stërviten së bashku, për të rritur më shumë bashkëpunimin rajonal, duke përftuar njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë”, shprehet ministri.