Emiljano Burda 55-vjeç është i treti që arrestohet pas babë e bir, Ilirjan e Kristi Orhanit në 17 Shtator për 300 kg kanabis që po transportonin nga Shqipëria me destinacion Austrinë, por që u zbuluan dhe ndaluan në Mal të Zi.
Kamioni ishte i ngarkuar me dërrasa. Burda nga Tirana u arrestua në Sarandë.
Emiljano Burda njihet si miku i Aldo Bares dhe në shkurt të këtij viti iu sekuestruan dy resorte në vlerë 3 mln euro.
Resortet e sekuestruara dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 55-vjeçarit të dënuar në Itali, me 21 vjet burgim, për trafik droge, por që ekstradimi dështoi duke i shpëtuar.
Vijojnë hetimet për të zbardhur këtë veprimtari kriminale, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar të gjithë personat implikuar në të.