-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndjekje me motor në errësirë dhe plumba! Çfarë ndodhi mbrëmë në Tiranë?

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore të Kamzës. Policia njofton se dy persona me motor i kanë bërë atentat me armë zjarri një 46-vjeçari.

Për pasojë është plagosur në këmbë 46-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Mbrëmë rreth orës 19:15, në afërsi të kryqëzimit të Bathores, në rrethana ende të paqarta, dy persona ende të paidentifikuar të cilët lëviznin me një motomjet, kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H., 46 vjeç.

Si pasojë 46-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve” njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Atentati në Kamëz/ Qëlluan nga motori dhe ia mbathën, policia kreh zonën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit