Për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Sipas njoftimit nga kapiteneria e portit, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Ndërkohë janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve dhe parandalimin e cdo problemi gjatë së shtunës pasi dallgët parashikohet të arrijnë në një lartësi deri në 3 metra.
Mos dilni pa lexuar motin, dimri po troket! Tre qarqet ku sot do të ketë stuhi (HARTA)