Partia Socialiste mblodhi sot pasdite Asamblenë e Zgjeruar në Fier, ku ndodhet dhe kryeministri Edi Rama.
Rama atje premtoi që të çojë pagën mesatare 900 euro dhe vuri theksin tek arsimi profesional.
“Që ne të bëjmë kapërcimin historik që kemi marrë përsipër që në 2030 të kemi Shqipërinë një vend kampion absolut për turizmin eksportet bujqësore, dixhitalizimin ne duhet me patjetër të kuptojmë që duhet të rrisim kapacitetet njerëzore në arsimin profesional. Mungesa e specialsitëve dhe njerëzve të zanatit është alarmante.
Është e kotë, pa lidhje, ua them të gjithë prindëve që kanë fëmijë në shkollë e shkojnë në gjimnaz me 5, 6 e 7 dhe që rrinë atje e këmbëngulin për ti ë rrinë atje e këmbëngulin për ti çuar në univeristet për ti dhënë fëmijës një rrugë që me shumë gjasë nuk do e nxjerrë asgjëkundi, ndërkohë që mund të marrë një zanat dhe nga ai mund të krijojë biznesin e vet e të bëhet sipërmarrës,” tha Rama.