Vendi ynë sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bëri apel sot të gjithë bashkive të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.
Duke iu drejtuar qytetarëve Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile tha se “siguria është prioritare.
Policia: Shoferët të kenë kujdes, ja qytetet më të rrezikuara nga reshjet
Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. N
umri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale”.
“Në kohët e sfidave, ndihma ndaj njëri-tjetrit është thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment,” tha AKMC.
FOTO/ Stuhia “pushtoi” vendin, Tirana përmbytet në pak minuta