Elvis Demçe, bosi shqiptar i drogës i është shmangur burgut falë diagnozës së një mjeku psikiatër në Itali, i cili merrte ryshfet nga ai.
Mediat italiane thonë se vizitat psikiatrike Demçe i përdorte si justifikim për t’u takuar në spital me njerëzit e tij, në bashkëpunim me shefin e repartit të spitalit.
Sipas prokurorëve mjeku 66-vjeçar merrte shuma parash nga Demçe, 200-300 euro, por edhe shumë për çdo takim.
Bisedat përmes Sky Ecc zbuluan të gjitha takimet që Demçe kishte bërë brenda dhe jashtë spitalit San Giovanni me bashkëpunëtorët e tij, me të cilët diskutonte për vazhdimin e aktivitetit kriminal.
Autoritetet në Romë po përgatiten për të ngritur akuza edhe ndaj mjekut Andrea Pacileo, shef i psikiatrisë në spitalin në fjalë.
Po ashtu akuza do ngrihen edhe për Elvis Demçen, kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës.
Ata akuzohen për korrupsion, deklarime të rreme në dokumente të destinuara për organet e drejtësisë dhe evazion fiskal.