Zyra e Prokurorit Special ka reaguar në lidhje me bastisjet e fundit të cilat kryesisht janë kryer tek ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Sipas ZPS-së, këto bastisje po bëhen për shkak të dyshimeve për veprën penale, kundër administrimit të drejtësisë.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të
Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftimin për media nga ZPS-ja.