Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se dy janë akset problematike në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Gjithashtu ARRSH njofton se po punohet për normalizimin e qarkullimit në aksin Përmet-Çarshovë ku kanë inerte, dhe në Fier-Seman ku ka rënie pemësh, të cilat po hiqen.
Stuhia “pushton” vendi, Rama: Strukturat shtetërore në terren, drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes
Në akset e tjera, sipas ARRSH, qarkullimi vazhdon normalisht, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë për shkak të prezencës së ujit në rrugë.
Stuhia në vend, bllokohet aksi Përmet-Çarshovë, ndërhyjnë mjetet e pastrimit
“Në Përmet-Çarshovë si pasojë e reshjeve me intensitet ka pasur vërshim të përrenjve në trup të rrugës duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, grupet e punës me mjetejanë në terren duke ndërhyrë për kthimin e gjendjes së rrugës në normalitet
Në Fier-Seman ka pasur rënie pemësh në rrugë, të cilat po hiqen menjëherënga grupi i mirëmbajtjes
Në të gjitha akset e tjera nacionale qarkullimi vazhdon normalisht
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë,” thuhet në njoftimin e ARRSH.