-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Stuhia “Ciara” vjen në Shqipëri! Përmbyten rrugët, makinat në kaos

Kryesoret

Stuhia e fuqishme “Ciaran” që deri tani ka përfshirë Evropën ka zbarkuar në Shqipëri. Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. Reshje shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë kryeqytetin shqiptar dhe qytete të tjera që prej mesditës së sotme.

Në Tiranë tek “Pallati me Shigjeta” lumi i Lanës ka dalë nga shtrati. Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua për disa minuta nga thyerja e pemëve. Trafiku në kryeqytet ka qenë shumë i ngarkuar. Në Durrës u bllokua lëvizja në qytet si pasojë e përmbytjeve. Në Vlorë është pezulluar lundrimi. Probleme ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit.

Stuhia pritet që të vazhdojë përgjatë gjithë pasdites dhe ditës së shtunë. Sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të kemi reshje të shumta në të gjithë Shqipërinë që do të shoqërohen dhe me rënie temperaturash.

“Pritet që të kemi një përkeqësim të motit. Shqipëria pritet të përkeqësojë kushtet e motit duke filluar që sot pas mesdite. Reshjet si fillim do të nisin në veri dhe më pas do të zbresin gradualisht duke sjellë shira intensivë, që priten pas ditës së sotme, edhe shtuna do të ketë reshje intensive duke sjellë probleme në disa qarqe, si Shkodër, Tiranë, Elbasan, zonën e Krujës, më pas do të zbresin dhe Vlora dhe Gjirokastra do të marrin sasi reshjesh të konsiderueshme dhe ky sistem pritet që nesër të zhvendoset në qarkun e Korçës” tha ajo.

Stuhia erdhi! Thyhen pemët, bllokohet autostrada në Tiranë, në Durrës “notojnë” makinat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit