-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Thyhet pema dhe i bën “petë” makinat

Kryesoret

Stuhia “Ciara” ka përfshirë këtë të premte dhe Shqipërinë, ku janë shfaqur problematika në disa qytete. Problematike mbetet situata në Tiranë, ku shumë nga rrugët e kryeqytetit janë përmbytur nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Prurja e lartë e reshjeve ka bërë që të rritet ndjeshëm niveli i lumit Lana duke dalë nga shtrati tek “Pallati me Shigjeta”. Në këtë zonë një efektiv policie u godit në kokë nga një objekt.

Autostrada Tiranë-Durrës u bllokua për disa minuta nga thyerja e pemëve. Në Durrës u bllokua lëvizja në qytet si pasojë e përmbytjeve. Në Vlorë është pezulluar lundrimi.

Moti i keq me erëra të forta ka krijuar probleme në Shkodër. Një pemë e madhe pranë bashkisë është rrezuar dhe ka zënë 4 mjete. Probleme ka pasur edhe në qytete të tjera të vendit.

Stuhia pritet që të vazhdojë përgjatë gjithë pasdites dhe ditës së shtunë. Sipas sinoptikanes Lajda Porja, do të kemi reshje të shumta në të gjithë Shqipërinë që do të shoqërohen dhe me rënie temperaturash.

VIDEO-Lana doli nga shtrati, vërshon uji në rrugët e Tiranës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit