-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E gjendur mes kritikave, por Rita Ora fiton këtë çmim…

Kryesoret

Ishte një natë emocionuese në Londër ku u ndanë çmimet vjetore Ethnicity Awards 2023.

E organizuar nga panelistja e Loose Women, Judi Love, eventi prestigjioz vlerësoi të arriturat jetësore të shumë yjeve të famshëm në fusha të ndryshme.

Legjenda e modës Ozwald Boateng fitoi çmimin e lakmuar për arritje jetësore, ndërsa këngëtarja shqiptare me famë bot]rore, Rita Ora u shpall “Artistja e muzikës më e mirë e vitit”.

E emocionuar për këtë arritje, Ora ndau njoftimin me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram. Ky është çmimi i saj i dytë që ajo fiton gjatë këtij viti.

Prezantuesja e Big Brother AJ Odudu u shpall “Prezantuesja e Vitit” dhe ish-ylli i futbollit dhe eksperti televiziv Eni Aluko u njoh si “Personaliteti Sportiv i Vitit”.

Ethnivity Awards e organizuar në partneritet me HSBC UK, nderon çdo vit njerëzit më me ndikim nga komuniteti me ngjyrë, ata aziatikë dhe etnikë të pakicave në Mbretërinë e Bashkuar për arritjet dhe punën e tyre për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit