-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Natë tragjike/ Makina bëhet copë-copë, një i vdekur dhe 4 të plagosur (FOTO)

Kryesoret

Një person ka vdekur e katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Ferizaj në Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tre automjete – një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete  (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime  të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti për Express.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit