Stuhia Ciaran, e cila ka prekur disa vende të Europës, prej mesditës së djeshme ka shkaktuar përmbytje rrugësh, probleme në qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve si edhe ndërprerje të energjisë edhe në Shqipëri.
Sipas meteorologëve stuhia do të vijojnë dhe për dy ditët e fundjavës. Nga Jugu në Veri problemet janë të shumta. Në Durrës dhe Vlorë është pezulluar lundrimi i mjeteve të peshkimit.
“Stuhi, breshër dhe rrufe…”! Fundjava me furtunë në Shqipëri (HARTA)
Në Dibër, Rruga e Arbrit, konkretisht ura mes dy tuneleve është e pakalueshme. Gjithashtu dhe zonat malore në veri ka probleme në disa akse kryesore që janë bllokuar. Edhe në qarkun e Gjirokastrës ka probleme nga përmbytjet.
Era e fortë dhe stuhia bllokon lundrimin e anijeve të peshkimit