-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si po ndahet “bakllavaja”? PD: Lekët e buxhetit koncesione, arbitrazh dhe bixhoz!

Kryesoret

N/kryetari i këshillit bashkiak Tiranë nga krahu i opozitës, Dorian Teliti nga selia blu kishte një mori me ankesa dhe shqetësime për buxhetin që qeveria Rama pritet që të miratojë për vitin 2024. Teliti u shpreh se lekët e buxhetit do të shkojnë për faturat e arbitrazhit, bixhozin dhe koncesionet.

“A mos ndoshta është buxheti i bixhozit? Po është, ndryshe nga çfarë thoshte Edi Rama 5 vite me pare, qe bixhozi është haram, qeveria parashikon të ligjërojë përsëri bixhozin dhe të marrë 18.7 milionë euro taksim nga ky biznes haram.

A mos ndoshta është buxheti qe do të paguajë dhjetëra milionë euro vendime të gjykatave ndërkombëtare, detyrime që kanë ardhur si pasoje e keqmenaxhimit dhe keqqeverisjes në vendin tonë? Po, janë të paktën 195 milionë euro, dhe jo vetëm, të cilat do duhet të paguhen nga leket tona për zbatimin e vendimeve të gjykatave nderkombetare.

A mos ndoshta është buxheti i PPP-ve klientelistë dhe korruptivë? Po është, plot 134 milionë euro për 10 kontratat PPP do jepen gjatë vitit të ardhshëm. Keto 10 kontrata PPP do marrin tre here më shumë fonde sec marrin 64 mije famijle me ndihme ekonomike gjatë gjithe 2024.

Projekbuxheti i vitit të ardhshëm nuk është aspak serioz, nuk i jep përgjigje sfidave madhore të vendit tonë, nuk mbështët sektoret e ekonomise reale, nuk mbështët arsimin, shendetësinë, bujqesinë apo edhe turizmin. Nuk mbështët politikat për rritjen e popullsise, uljes se emigracionit qe dita ditës po gërryen shoqërinë dhe fuqizimit të rinisë shqiptare” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit