Një djalë i ri, dyshohet rreth 22 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i fundit i një pallati në lagjen 3 në Durrës.
Ai ka rënë në ballkonin e katit të katërt në pallatin ngjitur, ndërsa ende nuk dihet nëse ngjarja ka qenë aksidentale apo djali është hedhur vetë.
I riu ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë.
“Në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte, Klajdi Tota 22 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje” njofton policia.
E shtunë e “zezë”/! Pas vajzës në Vlorë, vdes i riu në Durrës