Foto ilustruese
Një grua është gjetur pa shenja jete në Gjakovë. Viktima është gjetur nga familjarët, shkaqet ende nuk dihen, sipas policisë.
“Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj.
Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion” njofton policia.