Disa zona në vend po përballen me mungesë të furnizimit me energji elektrike si pasojë e këputjeve të telave nga stuhia “Ciaran” dhe era e fortë.
Më parë u raportua për mungesë të energjisë elektrike në zonën e Pukës ku thuhej se në shumë rajone janë këputur linjat e tensionit të dhe për shkak të erës së fortë dhe shiut, është bërë i pamundur riparimi i tyre.
Në disa të tjera zona të tjera të vendit punonjësit e OSHEE janë duke punuar pa pushim për rikthimin e energjisë si në një rast në bashkinë e Vaut të Dejës, ku në mes të stuhisë një pre tyre është ngjitur mbi shtyllën elektrike.