-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si mund të arsimohen studentët ndërkombëtarë në universitetet amerikane?

Kryesoret

Studentët duhet të përgatiten të paguajnë 40 deri në 80 mijë dollarë në vit për të ndjekur një kolegj, apo universitet amerikan katërvjeçar.

Por siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Laurel Bowman, ekzistojnë mënyra për të ulur kostot në mënyrë drastike për studentët ndërkombëtarë që duan të ndjekin studimet në Shtetet e Bashkuara.

Ndjekja e një kolegji, ose universiteti në Shtetet e Bashkuara mund të jetë e shtrenjtë, çmimet e larta mund të nxisin shqetësim tek disa studentë ndërkombëtarë. Por ekspertët thonë se ka mënyra për të kursyer para.

Evelyn Levinson drejton departamentin e pranimeve të studentëve ndërkombëtarë në Universitetin Amerikan në Uashington. Ajo thotë se bursat janë një prej mundësive.

“Ata mund të studiojnë për degë të ndryshme, ose mund të ndjekin kurse më të specifikuara. Ka bursa të ndryshme për një fushë të caktuar studimi, ose bazuar në kritere të ndryshme, si përkatësia etnike e aplikantit. Këshilla ime e parë për një student do të ishte të kuptoni kriteret e bursës para se të aplikoni për të.”

Studentja ruse Ekaterina Simonova mori një bursë pothuajse të plotë për të ndjekur Universitetin Amerikan.

“Këto bursa janë të rralla, por ekzistojnë. Pra, këshilla ime për studentët ndërkombëtarë është që të bëjnë shumë kërkime për të gjetur bursat, për të gjetur atë bursë që u përshtatet në mënyrë të përsosur.”

Yasemin Sayar, nga Turqia, po ashtu mori një bursë për të ndjekur Universitetin Amerikan.

“Do t’u këshilloja të bënit kërkime para se të vini këtu, sepse është absolutisht një proces i kushtueshëm”./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit