Një 53-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në aksin e vjetër rrugor Laç-Milot.
Dyshohet se viktima ka qenë duke lëvizur në këmbë në anë të rrugës, në gjendje të dehur, është rrëzuar përtokë dhe është dëmtuar në kokë.
Raportohet se nga këqyrja e pamjeve filmike të administruara, dëshmitë e marra si dhe këqyrja e jashtme e kufomës, rezulton se ngjarja është aksidentale.
Trupi i 53-vjeçarit është dërguar pranë IML Tiranë për ekspertim mjeko-ligjor, ndërsa grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të zbardhjes së ngjarjes.