Trileri është duke u zhvilluar në aeroportin e Hamburgut, ku të shtunën mbrëma u ngrit alarmi për shkak të pengmarrjes nga një i armatosur.
Forca të forta policore kanë rrethuar zonën dhe po negociojnë me personin e armatosur, duke u përpjekur ta bëjnë atë të dorëzohet.
Sipas gazetës “Bild”, makina u përplas përmes shiritit të portës dhe hyri në pistën e aeroportit, me personin e armatosur që qëlloi në ajër dhe hodhi dy kokteje molotov.
Funksionimi i aeroportit u pezullua, ndërsa personi i armatosur ndaloi automjetin pranë një avioni të Turkish Airlines (THY). Po sipas mediave, mban peng në makinë vajzën e tij 4-vjeçare. Nëna kishte lajmëruar më herët policinë duke denoncuar rrëmbimin e fëmijës.
Mediat gjermane raportojnë se personi i armatosur është një burrë 35-vjeçar me origjinë turke.
Ai dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje për kujdestarinë me nënën e fëmijës dhe e ka rrëmbyer vajzën e vogël të shtunën pasdite. Forcat e sigurisë kanë evakuuar terminalet 1 dhe 2 në aeroportin e Hamburgut në Gjermani.
FOTO/ “Kush do ta marrë fëmijën”! Çfarë po ndodh me pengmarrjen në aeroport?