-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U fsheha poshtë trupit të të dashurit”! Modelja: Si u shpëtova plumbave të Hamasit

Kryesoret

Një tjetër histori dramatike nga sulmi i Hamasit në festivalin Nova në Izrael më 7 tetor po del në dritë. Një e mbijetuar e masakrës së Hamasit në festival ka treguar se si u detyrua të fshihej nën kufomën e të dashurit të saj në pjesën e pasme të një kontejneri transporti, ndërsa Hamasi nisi operacionin e saj të përgjakshëm, sipas Daily Mail.

Modelja Noam Mazal Ben-David, 27 vjeçe, u detyrua të shtirej si e vdekur për dy orë e rrethuar nga një grumbull trupash pasi partneri i saj David Neman dhe dhjetëra të tjerë u qëlluan me armë para syve të saj.

Dëgjova një vajzë që bërtiste “Të lutem mos më merr. Më lër të qetë”. Ata i bënë asaj gjëra të tmerrshme, të tmerrshme” tha ajo.

Ndërsa personat e armatosur të Hamasit u afruan, Davidi më mori dhe më hodhi në pjesën e pasme të kontejnerit duke më thënë të shkoja sa më thellë që të mundja dhe të fshihesha. Njëri prej tyre u hodh brenda dhe bërtiti “Allahu Ekber dhe shpërtheu një bombë dhe ata filluan të qëllojnë pa pushim“, tha ai.

Noam tregoi me zemërthyer sesi i dashuri i saj David u qëllua në gjoks. Në atë moment Noam mbylli sytë dhe priste që të mos i hapte më kurrë. Për mrekulli mbijetoi pavarësisht se u qëllua në këmbë dhe ijë.

Unë u fsheha nën kufomën e mikut tim” tha ajo. Me sa duket, personat e armatosur kishin supozuar se ajo kishte vdekur teksa ishte shtrirë mes grumbullit të kufomave, përfshirë të dashurin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit