84-vjeçari që u sulmua nga një qen pitbull pasditen e 2 nëntorit në Durrës ka ndërruar jetë.
Halil Basha nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda të marra në kokë e trup, pasi qeni doli nga rrethimi i banesës së Armand Lalës dhe sulmoi e kafshoi të moshuarin.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në një nga rrugicat e lagjes nr.13 të Durrësit, ku i moshuari kishte shtëpinë dhe fqinj ishte Armand Lala, që mbante 3 qen pitbull.
Pitbulli i këputi veshin dhe i mori jetën fqinjit, pronari i qenit: Më falni!