-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tragjike! 2 pitbullë kafshojnë për vdekje fëmijën 1-vjeçar

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku 2 qenë pitbulla kanë kafshuar për vdekje një fëmijë 15 muajsh.

Ngjarja ka ndodhur në Salerno ku fëmijë ka qenë në krahët e xhaxhait.

Dy qentë pitbull u vërsulën dhe rrëmbyen fëmijën nga krahët e xhaxhait të tij. Kafshimet rezultuan fatale për fëmijën, që fatkeqësisht ndërroi jetë. E plagosur mbeti edhe nëna e fëmijës, në tentativë për të shpëtuar djalin.

Ngjarja ndodhi në rrugën jashtë shtëpisë ku sipas mediave italiane qentë pitbull u përkasin miqve të familjes, që nuk jetojnë me ta por qentë i kanë lënë aty.

Pas tragjedisë, autoritetet italiane e konsiderojnë me rëndësi çështjen e mbajtjes në pronësi të qenve që i përkasin rracave të rrezikshme, siç janë pitbull dhe rottweilers.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit