Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është marrë në mbrojtje nga policia e Kosovës, duke i caktuar një ekip të mbrojtjes së afërt.
Lajmin e bëjnë me dije drejtori i zyrës për komunikim në PDK, Vlamir Klaiqi, ndërsa ende nuk dihen arsyet e një vendimi të tillë.
“Po, me rekomandim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i është ofruar një ekip i njësisë së mbrojtjes së afërt të Policisë,” tha Valmir Klaiqi, drejtor i komunikimit në PDK.