-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre kushtet e opozitës “nxehin” studion/ Pëllumbi-Shabanit: Mos më fol mua kështu!

Kryesoret

Tre kushtet e opozitës dhe kaosi në parlament, referuar edhe ngjarjeve të sotme që kulmuan në veprime ekstreme ishin temë e emisionit 5Pyetjet nga Babaramo”. Deputeti i PS-së, Arben Pëllumbi kërkoi që demokratët të rishikojnë objektin e komisionit që kërkojnë.

Dosja McGonigal nuk është çështje në Shqipëri, ajo hetohet në Amerikë. Kur “arma” e komisionit hetimor është ngritur në dorë të opozitës nuk është automatike. Po të ishte automatike. Pse kjo gjë kalon në Konferencën e Kryetarëve dhe votohet në seancë? Po të ishte automatike nuk ndodhet kështu. Komisionet hetimore kanë një ligj të veçantë.

Kur ne kemi qenë në opozitë kemi kërkuar një komision për institucionet e sigurisë, qeveria nuk pranoi. Gjykata e Kushtetuese na tha që ju keni të drejtë, por komisioni që kërkoni është jashtë tagrit dhe ju keni gabuar tek objekti i saj. Ligji për komisionet hetimore është i vjetër dhe duhet rishikuar Ne u kemi thënë rregulloni objektin dhe silleni” tha ai.

Kreu i nismës Thurje tha se PS po e mban peng me qëllim ngritjen e komisioneve që kërkon opozita duke shkelur Kushtetutën, ndërsa tha më tej se manipulimi i palës tjetër është për qëllimin.

Nëse nuk do të kishim televizor do ta merrnin vesh? Jo. Ky është një cirk që po zhvillohet, i kanë shkuar kamerat atje. Në vend që të flasim për një vendim në raport me Shqipërinë për një marrëveshje që duhet të ishte konsultuar dhe sqaruar, përfitimet dhe rreziqet, ne flasim për hallet e Berishës, kujt po i hyn në xhep? Spektakël.

Të dyja palët përfitojnë. Berishës i duhet një alibi, dhe Edi Rama që po ia jep. Nëse Rama nuk do ta donte këtë mund ta kishte hequr këtë, duke i dhënë opozitës një të drejtë kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore”.

“Unë e kuptoj që të intereson që publiku të mos ta dijë”- i tha Shabani, socialistit Arben Pëllumbi duke vijuar më tej, “në krye qëndron Kushtetua”. Për Shabanin kjo është mjaft e qartë. “Mirë do të ishte ta dije, por po ta shpjegoj. Nëse Kushtetuta thotë se me ¼ hapet komisioni hetimor, këtu mbaron diskutimi.

Të gjitha të tjerat janë teknakalitete për t’ja hequr opozitës. Manipulimi i palës tjetër është për qëllimin. Komisionet hetimore nuk janë prokurori, atë e bën SPAK-u. Komisionet hetimore japin mundësi për të përmirësuar legjislacionin” tha ai.

Nuk të lë fare të flasësh kështu me këtë gjuhë. Nuk ke cfarë më tregon fare ti mua për Kushtetutën” reagoi Pëllumbi.

Debati te “5Pyetjet”/ Pëllumbi: Kaluat vijën e kuqe! Korreshi: Kush ka vjedhur, burg!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit