-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afrikanët drejt Shqipërisë, Berisha s’e njeh paktin që firmosi Rama

Kryesoret

Sali Berisha deklaroi se nuk e njeh marrëveshjen që kryeministri Edi Rama firmosi dje me homologen italiane Meloni që emigrantët afrikanë të zbarkojnë në Shëngjin. Ai tha se kur PD ishte në pushtet ka firmosur një pak me Italinë që të kthejë cdo emigrant që nga vendi ynë kalon ilegalisht në Itali dhe vetëm këtë njeh.

Duke shprehur respektin tim për Melonin, më duhet ti them se firma e Ramës në atë marrëveshje është e pavlefshme, sepse Rama është kryeministër në hetim ndërkombëtar dhe është gati për të firmosur cdo gjë për të lehtësuar dhe shpëtuar menderen e tij nga ai hetim, ku është bashkëfajtor me McGonigal, asnjë firmë e tij nuk ka më vlerë.

Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur nga qeveria e PD-së, asokohe ministër i Brendshëm ka qenë Napoletano, në atë marrëveshje ne ramë dakord që cdo emigrant që kalon nga Shqipëria në Itali, të kthehet në Shqipëri dhe të niset për në vendin e tij. Marrëveshja është e tillë.

Por të shndërrosh…atë zotim Rama e ka marrë në emër të trafikantëve të skllevërve njerëzore. Rama e do që të ushqejë Gjokët dhe bandat e tij me trafiqet. Ne njohim marrëveshjen që kemi firmosur me Italinë për të rikthyer në Shqipëri emigrantët që nga Shqipëria kalojnë ilegalisht në Itali tha ai.

Kishte një koment për largimin e deputetit Agron Shehaj. “Deputeti Agron Shehu është një deputet si cdo tjetër, ka gjykimin e tij, unë respektoj mendimin e cdo njeriu. Unë kam folur. I kam thënë “që ke kontribute të pamohueshme dhe se më shumë se këtu nuk marrin peshë ndonjë zgjidhje tjetër”. I pyetur nëse i frikësohet formimit të një partie të re nga Shehaj, ai tha “nuk frikësohem unë”.

Garda ngre “gardh” në derën e Kuvendit, Berisha: Nuk na ndalon asgjë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit