-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afrikanët drejt Shqipërisë, opozita italiane: Pakti i jashtëligjshëm

Kryesoret

Në Shqipëri do të ndërtohen qendra nga Italia me qëllim pritjen e dhjetëra mijërave emigrantëve të paligjshëm.

Këtë e konfirmoi kryeministria Italiane Giorgia Meloni, e cila bëri të ditur planin në takimin zyrtar që pati me kryeministrin Edi Rama në Romë.

Qëllimi i këtyre qendrave të cilat do të hapen në pranverën e vitit të ardhshëm është të përpunojnë  deri në 36,000 emigrantë në vit, deri sa Italia të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil. Qendrat do të ndërtohen në portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit në veriperëndim të Shqipërisë.

Një marrëveshje kjo e arritur midis dy kryeministrave të vendeve, e cila ka mare jo pak kritika nga figurat e tjera politike.

Riccardo Magi, kreu i partisë Liberale+ Europa, tha se plani ishte “i frikshëm” dhe se marrëveshja është e paligjshme, pasi Italia nuk mund të dërgojë njerëzit në një vend jashtë BE-së, tha Magi.

Andrea Costa, president i shoqatës së ndihmës së emigrantëve me bazë në Romë, Baobab Experience, i tha BBC-së se njoftimi i “kapi të gjithë në befasi” dhe tregoi se politikat e qeverisë italiane të imigracionit “po shkonin në drejtimin e gabuar”.

Zonja Meloni, e cila kryeson partinë e krahut të djathtë, nacionalist Vëllezërit e Italisë, është e njohur për pikëpamjet e saj të vendosura kundër emigracionit.

Afrikanët drejt Shqipërisë, Rama: Pakti do të kalojë në parlament

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit