Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Për ditën e Martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intenistet të ulët në zonën e veriperëndimit.
Dita e Mërkurë do të jetë më vranësira mesatare e të dendura duke nisur fillimisht nga veriperëndimi për tu shtrirë në të gjithë territorin. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim të vendit më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Për ditën e Enjte moti pritet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa pritet përsëri një përkeqësim i kushteve atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet në mënyrë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.