Pas denoncimit të nënës së vajzës së vogël 3-vjeçare që u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në Tiranë, rasti shkon në Komisariatin Numër 1 dhe hetohet nga shefi i krimeve Ylli Çako. Ky i fundit ka sekuestruar pamjet filmike të kopshtit, ku duket qarta dhuna. Por ai nuk ka vazhduar me procedurën për arrestimin e personit apo personave që kanë ushtruar dhunë ndaj të miturës.
E infiltruara: Si kaluat?
Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Mirë.
E infilrtuara: Unë jam halla e vajzës së dëmtuar. Kopshti vazhdon të jetë i hapur dhe është në punë. Ne nuk dimë asgjë se çfarë po bëhet. Nuk është marrë asnjë masë. Çfarë është bërë të paktën sepse ne nuk dimë asgjë?
Shefi i Krimeve, Ylli Çako: Materiali është dërguar në prokurori dhe po vazhdon hetimi. Kjo është e gjitha. Unë përsëri po i shikoj, po i hap pamjet filmike.
Një tjetër provë implikimi është mesazhi që drejtoresha e kopshtit i dërgon babait të vajzës duke e orientuar të takojë shef Yllin për të parë pamjet e kamerave të kopshtit. Por drejtoresha nuk e ka ditur se në ato pamje duket qartë dhuna që edukatore Lina ushtron ndaj 3-vjeçares.
FOTOT/ Kjo është edukatorja që e qëlloi me vizore, kush ia theu këmbën fëmijës?
Mjekësia Ligjore është përfshirë në mbulimin e skandalit pasi eksperti nuk ka shkuar akoma të këqyrë gjendjen e vajzës tek Trauma duke i thënë të atit se duhet ta çonte vajzën tek ai./ Tv Klan
Vajza 3-vjeçe theu këmbën në kopshtin privat, policia merr edukatoren