-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lekë dhe leje për vota…”! Shefi: Si e futa “spiunin” brenda zyrës së Belerit, kam përgjime

Kryesoret

Sot Fredi Beleri, kryetari i bashkisë Himarë, i zgjedhur, por jo i betuar u përball në gjyq me Arsen Ramën, njeriun që i ngriti kurthin për blerjen e votave, por edhe Ermal Ajdinin, shef komisariati në Himarë që ka treguar se si ka bashkëpunuar me të infiltruarin teksa se sipas informacioneve që ai dispononte, Beleri në këmbim të votës iu premtonte qytetarëve jo vetëm para, por edhe leje qëndrimi në Greqi.

Ermal Ajdini: Unë në janar të 2023 jam emëruar shef komisariati në Himarë. Arsen Ramën ma kanë prezantuar një koleg polic. Në fund të muajt prill të 2023 më ka telefonuar dhe më ka thënë se po bliheshin vota për Alfred Belerin. Pas marrjes së këtij informacioni unë kam bërë për një javë verifikimet e mia dhe më ka rezultuar që informacioni ishte i vërtet. Më pas kam vënë në dijeni eprorët e mi. Të cilët më kanë thënë që të vë në dijeni prokurorin në lidhje më këtë çështje.

Më pas Arsen Rama ka vendosur që të bashkëpunojë me prokurorin, për të bërë veprimet stimuluese. Në dijeninë time ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi. Më pas kam marrë urdhër nga prokuroria që të nisja me veprimet dhe kam kontaktuar Arsen Ramën për të kryer të gjitha veprimet stimuluese. Rama dhe familja e tij jetonin në Himarë, por më pas ata më kanë shprehur shqetësimin se janë kërcënuar dhe janë dërguar në Vlorë.

Arsen Ramën e kam njohur gjatë muajt shkurt të këtij viti. E kisha numrin e tij të telefonit sepse ai ka bashkëpunuar edhe më herët me policinë për çështje të tjera. Nga shkurt deri në prill e kam takuar 2-3 herë. Pasi kemi përfunduar të gjitha veprimet hetimore referimin e kam bërë gati në zyrë dhe e kam nisur për në drejtorin e Vlorës. Aty kam dërguar edhe Arsen Ramën. Në informacionet qe ne kishim përpos parave qytetareve u janë premtuar edhe leje qëndrimi në Greqi.

Pyetje: A jeni në dijeni që Arsen Rama ka marrë shpërblim nga policia?

Ermal Ajdini: Në dijeninë time po, pasi është një procedure e ligjshme. Për më tepër informacion drejtohuni me një kërkesë drejtorisë vendore të policisë së Vlorës.

Fredi Beleri: A keni dijeni të ketë përgjime pa autorizim të prokurorit?

Ermal Ajdini: Në dijeninë time jo, te gjitha përgjimet janë kryer me autorizim të organeve kompetente.

Fredi Beleri: Kishit urdhër për të përgjuar të gjithë zyrën time elektorale?

Ermal Ajdini: Kemi përgjuar subjektet që na ishin autorizuar nga prokurori.

Fredi Beleri: Sa lista ka dorëzuar Rama?

Ermal Ajdini: Ka dorëzuar atë listë që ju i keni thënë në telefon, një në zyrë njërën kopje e  ka dorëzuar tek ne. Nuk i mbaj mend emrat e listës.

FOTO/Me kapuç në kokë, ky është njeriu që futi në “grackë” Fredi Belerin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit