Nuk është një moment aspak i mirë për Neymar Jr, brenda dhe jashtë fushe.
Sulmuesi brazilian i cili po vuan na një dëmtim i rëndë, në orët e fundit ka kaluar një situatë teje të vështirë.
Disa grabitës kanë hyrë më shtëpinë e Bruna Biancardit, ish bashkëshortja e futbollistit me të cilën ka dhe një vajzë 1 muajshe.
Ata kanë marrë peng prindërit e influencueses braziliane dhe kanë rrëmbyer sendet me vlerë që ndodheshin në shtëpi.
Sipas policisë një prej autorëve është arrestuar dhe banonte në kompleksion ku kishte banesën Bruna Biancardi. Autorët janë identifikuar nga automjeti që kanë përdorur për të kryer tentativën për rrëmbim.
Dy nga të dyshuarit ishin të armatosur dhe po kërkonin Bruna Biancardin dhe Mavie, ish-partneren dhe vajzën e sulmuesit.
Bruna Bianciardi kishte festuar ardhjen në jetë të vajzën së saj, Mavie, vetëm disa orë më parë, ndërsa Neymar kishte publikuar një foto në instagramin e tij me vogëlushen në të njëjtën ditë.