-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E rihapi një mashtrues”! Çfarë është dosja “CEZ-DIA” dhe ku futet Meta?

Kryesoret

Për herë të dytë Ilir Meta u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për hetimet që po zhvillohen nën drejtimin e vetë kreut të SPAK-ut, Altin Dumani për dosjen “CEZ-DIA”. Kryetari i partisë së Lirisë në momentin që u fut në organin e akuzës e cilësoi “telenovelë që është gjykuar dy herë”.

Sulmoi juristin Romeo Kara, denoncimi i të cilit në vitn 2019 e rihapi. “Kjo është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje” tha Meta.

Por çfarë është dosja “CEZ-DIA”?

Historia nisi në vitin 2009 kur në pushtet ishte Sali Berisha. OSSH shiti 75% të aksioneve tek çekët e “CEZ”-it. Socialistët e kanë artikuluar si aferë korruptive dhe kur erdhën në pushtet ndërprenë kontratën me argumentin se CEZ nuk kishte bërë asnjë prokurim për të importuar energji elektrike në vjeshtën e 2012, dhe në këto kushte e gjithë kërkesa për energji elektrike përballohej nga rezerva e Kaskadës se Drinit. Akuzat politike ishin për 141 milionë euro dëm shtetit.

Ku futet “DIA” dhe Meta?

Hetimet po kryhen lidhur me dyshimet për ngritjen e një skeme përvetësimi parash përmes mbledhjes së borxhit të faturave të papaguara të energjisë që qytetarët i kishin në atë kohë “CEZ”-it. Çështja është gjykuar një herë, por i vetmi i dënuar me 11 vite burg ishte Kastriot Ismailaj, ish-administrator i DIA-s. Nga hetimet e asaj kohe rezultoi se Kastriot Ismailaj i DIA-s ka përvetësuar të paktën 5 milionë dollarë nga “CEZ” përmes paraqitjes së faturave fiktive të mbledhjes së borxhit të keq. Skema dyshohet se është përdorur nga “CEZ” për të ndarë me pushtetarët shqiptarë paratë që akumuloheshin nga abuzimi i përbashkët.

Paratë që CEZ i jepte Ismailajt kalonin si kosto në buxhetin e shtetit, pra në kurriz të qytetarëve shqiptarë, pasi CEZ ngrinte herë pas here pretendime për njohjen e borxhit të keq, uljen e çmimit të energjisë që blinte tek KESH dhe që ua shiste me shtrenjtë shqiptarëve, zhvlerësimin e aseteve të OSSH dhe favorizimeve të tjera. Jozef Hejsek, ish-shefi ekzekutiv i CEZ disa vite më parë deklaroi në prokurori se Ilir Meta kishte rekomanduar Kastriot Ismailajn me kompaninë DIA si “njeriun e tij të besuar” për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ.

Ilir Meta shkon në SPAK: Më thirrën për telenovelën “CEZ-DIA”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit