Reshjet intensive kanë krijuar disa problematika në vendin tonë.
Ministria e mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me disa zona që janë prekur nga moti i keq.
Në zonat Kukës,Tropojë dhe Shkodër janë hasur probleme me sistemin energjitik.
Në aksin rrugor Skuraj-Burrel ka pasur rënie masive gurësh që kanë bllokuar rrugët.
E njëjta situatë është hasur dhe në njësinë administrative Milot, në Kurbin.
Në Mirditë dalja e përroit të Zmejës nga shtrati ka shkaktuar përmbytje të oborreve në disa banesa.
Në Durrës prania e ujit në rrugët e qytetit ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa dhe tek “Ura e Dajlanit”.