Një aksident tragjik pasditen e sotme në Tiranë i mori jetën një personi dhe një tjetër është plagosur. Viktima është Arjan Shanaj student në Akademinë e Sigurisë.
Ai ishte duke udhëtuar me makinë pranë zonës së Kopshtit Zoologjik kur u përplas me një tjetër makinë. Makina sikur duket nga pamjet është përmbysur dhe drejtuesi vdiq në vend.
“Në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin Arjan Shanaj dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë)” njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia dhe humbja e kontrollit nga lagështira në rrugë nga moti i keq.