Caktohet gjyqtari që do të vendosë mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për nisjen e gjykimit ndaj Edison Memollës dhe 3 personave të tjerë.
Flora Hajredinaj është përcaktuar me short gjyqtarja që do të vendos lidhur me kërkesën e SPAK që e akuzon kryebashkiakun e Rrogozhinës për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Seanca do të zhvillohet më datë 15 nëntor në orën 09:30 në Gjykatën e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.