Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, nismat e së cilës u rrëzuan nga shumica socialiste u shpreh se është dakord me aksionin opozitar, por në momentin që u pyet për rrugën që po ndiqet, tha se secili ka mënyrën e tij për të shprehur revoltën.
“Progres raporti na dha të drejtë që shqetësimet për komisionet hetimore janë e drejtë kushtetuese e opozitës dhe nuk duhet të shkelet. Pastaj secili ka mënyrën e vet sesi e shpreh revoltën, grupi parlamentar ka vendosur kështu” tha ajo.