-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS nuk lëshon “pe”: Opozita le të vazhdojë me tymueset, s’ka dialog për pazar

Kryesoret

Partia Socialiste nuk bën asnjë lëshim për Komisionet Parlamentare që kërkon opozita e drejtuar nga Sali Berisha. Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi tha se socialistët do të ecin me diskutimet dhe miratimet e ligjeve.

Debati parlamentar nuk është vetëm në seancë plenare dhe komisione. Me forcë nuk i marrim dot deputetët e opozitës që t’i fusim në komisionet parlamentare. Skenari jonë është që të miratojmë ligjet. Nuk i ndezim ne flakadantët.

Opozita po e bllokon punën e parlamentit për arsye krejt të tjera që nuk lidhen me politikën, por me një njeri që sot është në SPAK.

Tymueset dhe mjetet piroteknike dhe barrikadat me karrige nuk janë skenar i shumicës, por i opozitës, ne do të vazhdojmë që të miratojmë ligjet dhe të qeverisim” tha ai.

KE i njohu opozitës të drejtën për komisionet hetimore, por Çuçi kërkoi që të rregullohet kërkesa për objektin duke mos bërë hap pas.

Tha se është gati për dialog, por jo për pazar. “Jam gati për dialog, por me kë? Ka vështirësi të puqësh të gjitha grupet e opozitës. Ne jemi të hapur për cdo lloj dialogu në të mirë të shqiptarëve, por jo për pazar”.

Kishte një koment edhe për ligjet që u miratuan sot dhe nismat e opozitës që u rrëzuan. “Tubimet njoftohen edhe sot. Nuk ka.

Tubimet vetëm njoftohen, por duhet bërë sipas kërkesave, duhet të ketë një njeri përgjegjës, orarin kur do të mbahet, por prandaj shqyrtohen ligjet.

Në lidhje me ndryshimet në kodin penal që kishin paraqitur disa nga kolegët nga opozita, qëndrimi i Felajt ishte i qartë. Po bëhet kodi i ri penal, që do të ketë deri në dyfishin e neneve që ka aktuali” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit