Ambasadori Gerhard Sabathil, ish drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian thotë se Shqipëria ka bërë përparim në plotësimin e detyrimeve në kuadër të procesit të anëtarësimit, krahasuar me një vit më parë.
Ai thotë se shpreson që bisedimet për grupkapitujt e pare të nisin në fund të dhjetorit, sikurse kërkoi edhe Komisioni Europian. Megjithatë, ai nxit Shqipërinë të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët ndërsa në këtë proces i duhet mbështetja e të gjithë vendeve anëtare.
Ai përmend mosmarrëveshjet me Greqinë, për çështjen e kryebashiakut të zgjedhur të Himarës. Sipas tij, çështjet dy palëshe nuk mund të lënë në hije bisedimet me Brukselin (Lexo KETU intervisten e plote).