Ballkani largohet me një barazim, ende shpresa për kualifikim
Ballkani nuk arriti të siguronte një fitore në ndeshjen e katërt të grupve në Europa League, teksa ngeci në një barazim të bardhë 0-0 në transfertën ndaj Astanës.
Pjesa e parë e takimit pati shumë pak raste shënimi nga të dyja ekipet me portierët të cilët thuajse nuk u vunë në provë.
Në 45 minutat e dyta Ballkani u shfaq më kërkues dhe i shkoi në disa raste afër golit të avantazhit.
Një nga protagonistët kryesorë të sfidës ishte Gripshi, i cili tentoi të gjente rrjetën në dy raste para përfundimit të sfidës por pa sukses.
Në fund takimi u mbyll me porta të paprekura, me Astanën që pas ndeshjes së katërt renditet momentalisht në vend të dytë të Grupit C me katërt pikë, teksa Ballkani po me katër pikë qëndron aktualisht në vend të tretë, por mban gjallë shpresat e