Hetimet e vrasjes së shqiptarit Klaudio Myrtaj në Itali kanë marrë një kthesë tjetër, këtë e bën me dije vet kryeprokurori i Cuenos, Onelio Dodero.
Autopsia sqaroj se vdekja e 34 vjeçarit nuk ishte një aksident por bëhej fjalë për një krim të paramenduar, kjo pasi plumbi i gjetur i përket një pistolete të kalibrit 22.
Nëse bëhet fjalë për një akt të paramenduar, vrasësi zgjodhi një kalibër të vogël dhe priti derisa 34-vjeçarit të mbetej vetëm, për të goditur gjakftohtësisht dhe për tu larguar nga vend ngjarja.
Nga gjetjet, Prokuroria arriti në përfundimin se autori nuk është gjithsesi profesionist.
“Çdo detaj i mundshëm vlerësohet. Nga motivi i pasionit te larja e hesapeve, tek ndonjë sekret i pazbuluar kurrë për të dashurën dhe familjen. Deri në hipotezën e bujshme të një aksidenti të tmerrshëm, një fatalitet tragjik”, thonë hetuesit për mediat italiane.
Por si përfundoj një pistoletë e kalibrit 22 me silenciator në një punishte?Nëse do të ishte vërtet kështu, kush e përdori atë pasdite dhe pse? Por mbi të gjitha kush e zhduku?
Ndërkohë ditën e djeshme Prokuroria dha lejen për varrimin e Klaudio Myrtajt dhe familjarët e tij, mes të cilëve edhe një teze nga Firence, që i bënë nderimet për herë të fundit në morgun Santa Croce, në pritje të dritës jeshile për riatdhesimin e trupit dhe varrimit në Shqipëri.