-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Macron: Izraeli duhet të ndalojë vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza

Kryesoret

Presidenti Macron njeh të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por shton se “i bëjmë thirrje që të ndalojnë bombardimet” e Gazës, duke theksuar gjithashtu se Franca “dënon pa mëdyshje” aktet terroriste të Hamasit.

“Ne ndajmë dhimbjen [e Izraelit]. Dhe ne ndajmë dëshirën e tyre për të hequr qafe terrorizmin. Ne e dimë se çfarë do të thotë terrorizëm në Francë”, tha Macron.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë ne për shkak të parimeve tona, sepse ne jemi demokraci. Është e rëndësishme për periudhën afatmesme dhe afatgjatë, si dhe për sigurinë e vetë Izraelit, të pranohet se të gjitha jetët kanë rëndësi”, shtoi presidenti francez.

I pyetur nëse dëshironte që liderët e tjerë – përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe – t’i bashkoheshin thirrjeve të tij për një armëpushim, ai tha: “Shpresoj që ta bëjnë”.

Duke folur një ditë pas një konference për ndihma humanitare në Paris për luftën në Gaza, Macron tha se “përfundimi i qartë” i të gjitha qeverive dhe organizatave të pranishme në takim ishte se “nuk ka zgjidhje tjetër përveçse fillimisht të kemi një pauzë humanitare, për të shkuar” për një armëpushim që do të na lejojë të mbrojmë të gjithë civilët që nuk kanë asnjë lidhje me terroristët”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit