-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-E kërkonte e gjithë bota! Shqyhet dera, si u kap bosi i madh në krevat?

Kryesoret

Merr fund arratia e bosit të madh shqiptar Dritan Rexhepi. Kapoja shqiptar nga Vlora, kreu i kartelit të drogës “Kompania Bello” që trafikonte kokainën nga vendet e Amerikës Latine në Europë u prangos në Stamboll.

Lajmin e dha ministri turk i Brendshëm, Ali Yerlikaya. Ai deklaroi se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

VIDEO-E kërkonte e gjithë bota! Shqyhet dera, si u kap bosi i madh në krevat?

Ministri publikoi edhe pamjet e momentit kur forca të shumta policie rrethojnë vendin ku po qëndronte shqiptari duke shqyer derën. Brenda iu gjetën armë zjarri dhe shuma në euro.

Më tej ministri tha se suksesi i operacionit erdhi pas informacioneve me policinë italiane. “Lufta jonë kundër tregtarëve të drogës dhe organizatave të krimit të organizuar do të vazhdojë të rritet me vendosmëri.

Ne jemi të vendosur të pastrojmë vendin tonë nga organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe trafikantët e helmeve” tha ai. Dritan Rexhepi ishte në burg në Ekuador ku doli me kusht, por u arratis.

Ai ka një skedë të zezë në Shqipëri me vrasje, pengmarrje, plagosje, etj. Dosja e fundit për të cilën akuzohet në Shqipëri është pengmarrja dhe zhdukja e Jan Prengës pas një konflikti me të vëllanë për kokainën në Angli. Gjithashtu kërkohet nga disa vende në Europë, mes tyre Italia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit