-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhje për të njohur Kosovën? Vuçiç: Nuk do ta bëj kurrë!

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ndodhet në Paris, ku po zhvillohet edhe forumi dyditor i paqes, ku është pyetur nëse janë të sakta pretendimet e opozitës se atij i duhen zgjedhje për të njohur pavarësinë e Kosovës. Për këtë ai përgjigjet duke cituar Aleksandër Tijaniçin se “secili lëviz brenda kufijve të korrupsionit të vet,” shkruan Danas.

“Kosova e pavarur, së paku nga pikëpamja e shqiptarëve dhe e perëndimit, është krijuar në kohën e Marko Jakshiçit dhe të DSS dhe Sllobodan Samarxhiçit dhe të gjithë të tjerëve. Millosh Jovanoviç, i cili atëherë ishte këshilltar apo çfarëdo… Që kur ndodhi në kohën e tyre, 85 shtete e njohën pavarësinë dhe që kur unë jam president, 27 vende e kanë tërhequr njohjen e tyre,” tha Vuçiç.

Ai shton se asnjë vend nuk e ka bërë këtë në kohën e tij sepse qeveria e asaj kohe as që e ka kërkuar. Ai ka kujtuar dërgesat e ËikiLeaks në të cilat, siç ka thënë ai, thuhet se “ata që janë në listën e “Serbisë kundër dhunës” janë ata që kanë kërkuar që Perëndimi të mos e njohë Kosovën, por ta bëjë këtë kur të vijnë në pushtet.”

“Nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Por unë kam 11 vjet që dëgjoj gënjeshtra. Ndonëse shumë patriotë të rrejshëm më dhanë predikime, kurrë nuk do ma falnin,” tha Vuçiç.

“Mendoj se e kanë të qartë të gjithëve se Kurti nuk dëshiron të formojë ZSO-në, nuk dëshiron përparim në dialog, dhe se gjithçka tjetër ishte marifete ballkanike që funksionuan për një ose dy ditë. Për ne është e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë, të ruajmë paqen, por nuk besoj se ZSO do të formohet ndonjëherë derisa Kurti të jetë në pushtet në Prishtinë,” tha Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit