Media britanike “Daily Mail” ka publikuar për arrestimin e baronit të drogës, 40-vjeçarit shqiptar Dritan Rexhepi në Stamboll të Turqisë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
VIDEO-Britma dhe ulërima, shqiptari i shtrirë në derën e spitalit, makina “shoshë” nga plumbat
Daily Mail shkuan se emri i Dritan Rexhpit është ekspozuar në dokumentarin e tyre të njohur, me titull “Albanian Narcos”, që trajton “përmbytjen” e Britanisë së Madhe, me kokainë.
“Një zot i arratisur i drogës, i ekspozuar në dokumentarin e njohur të Daily Mail “Albanian Narcos” për përmbytjen e Britanisë së Madhe me kokainë, është arrestuar nga policia në Turqi.
Dritan Rexhepi, rreth të 40-tave, u mbajt në një operacion dramatik pasi të dhënat e tij u qarkulluan në njoftimin e kuq të Interpolit për kontrabandë droge dhe vepra të tjera, përfshirë vrasjen.
Baroni ndërkombëtar i krimit, i cili ka qenë më parë në listën e më të kërkuarve të Scotland Yard për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me Anglinë, thuhet se ka qenë udhëheqës i një karteli ndërkombëtar droge të quajtur Kompanio Bello, i cili transporton drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.
Në Ekuador, një gangster i pamëshirshëm vendas që punonte për një drejtues bande të njohur si “Carlos Djalli” na tregoi për gjakderdhjen e tmerrshme pas operacionit për eksportimin e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar.
Burri, të cilin ne e quanim Junior, u shfaq shumë i frikësuar për t’iu përgjigjur pyetjeve për Rexhepin. I pyetur për gangsterët shqiptarë, të lidhur me një varg vrasjesh të turmave të lidhura me drogën në Ekuador, ai tha: “Nëse dështon, ata të vrisnin”.
Një prokuror që i ka mbijetuar pesë komploteve të atentateve në Ekuador tha për bosët shqiptarë të drogës atje: “Ata janë organizatorët dhe punësojnë vrasësit” thuhet nder te tjera ne shkrim.