-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

44’ mister! Doli, bleu cigare dhe mbylli sytë, kush e shkrepi plumbin në kokë?

Kryesoret

44 minuta mister”! Kështu e hap artikullin e sotëm gazeta italiane “La Stampa” për hetimet që po kryhen për vrasjen e shqiptarit Klaudio Myrtaj të shtunën e kaluar. Se çfarë ndodhi në mesazhin e fundit që Klaudio Myrtaj i dërgoi partneres e deri në orën 16:40 kur dyshohet se ndodhi tragjedia, për prokurorinë është ende e paqartë.

Autoritetet kanë hedhur poshtë hipotezat e krimit të pasionit, larjes së hesapeve, vetëvrasjes, borxheve apo trafikimit të narkotikëve nga 34-vjeçari që u vra me një plumb në kokë. Ajo që dihet është se nga ora 15:10-15:30, Klaudio shkoi të merrte cigare tek një tabakino. Më pas u kthye sërish në punishte.

Kjo ka bërë hetuesit të mendojnë diçka tjetër. “Po sikur arma të ketë qenë në punishte dhe të mos kemi të bëjmë me vrasje? Gjithçka mbetet në kuadrin e një dyshimi dhe duhet të vërtetohet nëse bëhet fjalë për një “lojë” që mund të ketë përfunduar keq mes të dyve.

Një përgjegjësi e pavullnetshme, por dramatike dhe fatale e kujtdo që përdorte armën në ato momente”, shkruan “La Stampa”. Ende asgjë konkrete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit