Një ushtarak ukrainas ishte koordinator i shpërthimeve në tubacionet e “Nord Stream” që transportojnë gazin rus në Europën, në vjeshtën e vitit 2022.
Raportimi vjen nga gazeta amerikane Washington Post dhe gjermania Der Spiegel. Konkretisht, hetimi i përbashkët i dy mediave të njohura përqendrohet te roli i Roman Chervinsky.
48-vjeçari ka shërbyer në Forcat Speciale të Ukrainës dhe dyshohet se ka luajtur një rol kyç në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream shtatorin e kaluar.
Duke cituar burime midis zyrtarëve ukrainas dhe atyre evropianë, si dhe “njerëzve në dijeni të detajeve nga operacioni i fshehtë”, WP dhe Spiegel nënvizojnë se Chervinsky ishte “koordinatori ” i operacionit në Baltik.
The Washington Post pretendon se koloneli ukrainas ishte përgjegjës për menaxhimin e logjistikës dhe mbështetjen për një ekip sabotazhi prej gjashtë personash që kreu sulmin.